Vendosni fjalën kyçe....

Soreca reagon mbi qëndrimet e tij për Teatrin: Përgjigjet e mia dolën jashtë kontekstit


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar pas debatit që përgjigjet e tij për Teatrin paraditen e sotme.

Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Soreca sqaron se përgjigjet e tij janë paraqitur jashtë kontekstit.

Gjithshashtu në reagimin e tij Soreca kërkon të theksojë se qëndrimi i tij është i njëjtë me atë të Komisionit Evropian të shtatorit të kaluar ku iu kërkua institucioneve shqiptare që të ndjekin parimet e prokurorimit publik të njëjta me ato të BE-së.

Vërej me shqetësim se përgjigjja ime sot ndaj një gazetari për çështjen e Teatrit Kombëtar është paraqitur jashtë kontekstit. Prandaj është e nevojshme të theksoj se sot kam përsëritur qëndrimin e shtatorit të kaluar të Komisionit Evropian, kur autoritetet shqiptare u ftuan për të ndjekur parimet e prokurimit publik të BE-së dhe për të siguruar qasje jodiskriminuese në treg”-shkruan Soreca.

Më tej Soreca shton se në përgjigjet e tij sot theksohej se duhet të ndiqet një procedurë transparente dhe t’i jepet kohë procedurave institucionale.

Unë gjithashtu deklarova sot se transparenca e procedurave është thelbësore për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të lirë. Unë shtova se është e nevojshme që t’i jepet kohë procedurave institucionale për të arritur një vendim për çdo mosmarrëveshje ligjore për këtë çështje, në respekt të plotë të sundimit të ligjit. Në fund përfundova duke thënë se Delegacioni i BE-së është plotësisht i angazhuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe është gati të vazhdojë dialogun me artistët dhe qytetarët e përfshirë.”-shkruan Ambasadori i BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *