Më tej në konferencën për shtyp, presidenti Meta theksoi se ka përkrahur vijimësisht dialogun mes palëve për zgjidhjen e krizës së thellë politike dhe se ka bërë të njëjtën gjë me çdo iniciativë ndërkombëtare në këtë drejtim.
‘Kam përkrahur çdo iniciativë ndërkombëtare. Ju e dini se kush i përdor emrat e ndërkombëtarëve. Nuk kam asnjë shqetësim lidhur me shkarkimin e mundshëmë timin. Opozita nuk mund të rrijë anash problemeve të vendit. Shpresoj të ketë kontribute për këtë çështje. Opozita të mbajë përgjegjësi, s’mjaftojnë denoncimet. Jam i gatshëm që më 13 tetor edhe unë të votohem nga populli.’ – tha Meta.
Më tej ai theksoi se qeveria duhet të jetë e interesuar për çeljen e negociatave duke u bërë thirrje palëve që marrin pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit.
‘Qeveria të jetë e interesuar për çeljen e negociatave. Ju e dini kujt i intereson uzurpimi i institucioneve. Kush e do fushën e lojës, 13 tetori është përpara. Nuk kam lënë mundësi pa investuar për zgjidhjen e krizës. Unë e respektoj votën e qytetarëve shqiptarë. Zgjedhje daneze në Shqipëri e dimë se nuk mund të ketë.’’ – theksoi kreu i shtetit.