Vendosni fjalën kyçe....

Bashës: Vendimi i shumicës nuk shkelet duhen zgjedhjet e parakohshme


Kreu i Partisë Demokratike gjatë takimit me mbështetësit në Maliq edhe njëherë u shpreh se objektiv i opozitës dhe partisë që ai udhëheq janë zgjedhjet e parakohshme.

Sipas Bashës nën drejtimin e Ramës pasurohen vetëm familjarët dhe miqtë e tij.

Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët. Paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij.  Pasurohen të pushtetshmit dhe klientët e Ramës, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur”-tha zoti Basha, i cili theksoi  se 1 në 3 shqiptarë nuk ka mundësi të ushqehet për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit për luks të parave publike nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Edi Rama i shpërfill shqiptarët, dhunon të pambrojturit e të varfërit dhe u shërben të fortëve dhe oligarkëve. Ai është arrogant me njerëzit e thjeshtë, me intelektualët, me artistët, por është i përulur para kriminelëve dhe oligarkëve“-deklaroi lideri i opozitës. 

Duke iu referuar refuzimit të Edi Ramës nga 85% e shqiptarëve më 30 Qershor, zoti Basha vuri në dukje se ky ishte bashkimi më i madh qytetar për të refuzuar varfërinë, papunësinë dhe ekonominë e shkatërruar prej hajdutërisë, kriminalitetit dhe paligjshmërisë së Edi Ramës. 

Kjo është një qeveri që noton në paligjshmëri, sepse ka ardhur nga paligjshmëria. – u shpreh Basha.

 Beteja popullore, e organizuar nga opozita, vetëdijësimi kombëtar dhe kurajo për t’u përballur, e ka bashkuar shumicën “Rama ik” në vendimin e pakthyeshëm popullor për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në të njëjtën ditë për të zgjedhur, sipas Kushtetutës, edhe pushtetin vendor, kryetarët e Bashkive dhe këshillat bashkiakë“- deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *