Kirurgët e dhëmbëve kanë hequr 526 dhëmbë nga një ‘thes’ prej mishi që ishte rritur në gojën e një djali shtatë vjeç.
Djali kishte përjetuar ënjtje të dhimbshme në nofullën e tij të djathtë që nga mosha tre vjeçare, por e kishte refuzuar kontrollin mjekësor.
Pas katër vjetësh të tjerë, prindërit e djalit vendosën të vizitojnë Kolegjin Stomatologjik Saveetha në Chennai, ku në skanimin me rreze X dhe CT, u shfaqën qindra dhëmbë rudimentarë që rriteshin brenda gojës së tij.
‘Ne e hapëm nofullën pas anestezisë së përgjithshme dhe pamë një ‘thes’ brenda saj. 526 dhëmbë, me madhësi të vogla, të mesme dhe të mëdha,’ – tha P. Senthilnathan, profesor i Departamentit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale në spital.
Spitali njoftoi se djali ishte rikuperuar plotësisht përsëri dhe ishte në gjendje normale vetëm tre ditë pas operacionit pesë-orësh.
Disa nga ‘dhëmbët’ ishin grimca shumë të vockla. Shkaku i gjendjes së rrallë mendohet se është gjenetik. Në vitin 2014, 232 dhëmbë raportohet se u hoqën nga goja e një adoleshenti në Mumbai.