Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka zhvilluar një takim në Cërrik me qytetarët dhe bështetësit e PD-së në këtë qytet.
Basha theksoi se e vetmja politikë e kryeministrit Rama këto 6 vjet ka qenë hajdutëria, grabitja me koncesione, tendera e PPP e bregdetit dhe e naftës.
Ai theksoi se shqiptarët varfërohen çdo ditë e më shumë dhe kostoja e jetesës sa vjen e rritet.
Kryedemokrati tha se qeverisja e PD-së, do i japë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarë dhe politikanëve të lidhur me krimin e oligarkët ashtu siç ndodh në çdo vend eeuropian.
‘E vetmja politikë e Rames këto 6 vite ka qenë hajdutëria dhe grabitja me koncesione, me tendera, PPP, grabitja e bregdetit apo e naftës.
Ndërsa shqiptarët vetëm varfërohen dhe kostoja e jetesës vetëm rrritet! Por në BE ku ne duam të bejmë pjesë, çdokush që kapet me këto krime shkon para drejtësisë.
Ndaj ne do ti japim fund pandëshkueshmërisë. Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm me politikanë me pranga në duar!’ – shkruan Basha në ‘Facebook’.