Në një shfaqje të “Dior” si pjesë e Javës së Modës në Paris, Kate Moss dhe vajza e saj Lila Grace tërhoqën vëmendjen e mediave të showbizz-it për shkak të ngjashmërisë së pabesueshme mes tyre.
Ato kanë të njëjtin stil flokësh: të drejtë, e njëjta gjatësi dhe të ndara në mes. Të njëjtat vetulla, sy dhe e njëjta buzëqeshje.
16-vjeçarja ka vendosur të ecë në gjurmët e së ëmës, duke u bërë edhe ajo një modele. Tetorin e kaluar, Lila u emërua zyrtarisht si fytyra më e re e “Marc Jacobs Beauty”.
“Fox Entertainment” ka vendosur të publikojë një listë me mamatë e famshme, të cilat kanë një ngjashmëri të pabesueshme me bijat e tyre, që duket sikur i kanë prerë kokën.