Dy persona në kërkim ndërkombëtar janë kapur sot në Rinas për llogari të Italisë dhe Kosovës. Arrestimi i tyre u bë nga Policia Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi shqiptar A.P., 40 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
Gjykata e Venecias, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Gjithashtu po në Rinas nga shërbimet e Policisë Kufitare u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Kosovës i shtetasit kosovar R.Xh., 39 vjeç.