Kreu i opozitës së bashkuar, Basha, deklaroi se varfëria, papunësia, hajdutëria e padrejtësia e Bandës së Rilindjes janë disa nga arsyet pse njerëzit refuzuan 30 qershorin.
Në takimin e zhvilluar me banorët e Belshit, kryedemokrati tha se vetëm këtë javë, me tenderin korruptiv të uniformave të policisë, 15 milionë euro zhduken në xhepat e Edi Ramës.
Ai tha se thirrjes së qytetarëve për ndryshim me 30 qershor, PD do i përgjigjet si e vetmja forcë që ka fuqinë politike, përvojën, vizionin e programin për ndryshim.
‘Varfëria, papunësia, hajdutëria dhe padrejtësia e Bandës së Rilindjes janë disa nga arsyet pse njerëzit e refuzuan 30 qershorin, duke e kuptuar se ato votime nuk ishin në interes të tyre, por për të thelluar hajdutërinë e Edi Ramës, që është sot aktiviteti i tij i vetëm politik dhe ekonomik.
Vetëm këtë javë, nga tenderi korruptiv për uniformat e policisë, 15 milionë euro zhduken në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ndërsa, nga tenderi korruptiv për sistemin e ri të faturimit të biznesit, i cili nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale, i shton biznesit një tarifë të re deri në 100 euro. Këtë po e bën një kompani fantazëm, gjoja kroate, e cila është kompania e këshilltarit të Edi Ramës dhe paratë do të shkojnë te familjarët e kryeministrit.
Thirrjes tuaj për ndryshim me 30 qershor do ti përgjigjemi si e vetmja forcë që ka fuqinë politike, përvojën, vizionin dhe programin për ta sjellë këtë ndryshim përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme!’ – shkruan Basha në ‘Facebook’.