Vendosni fjalën kyçe....

Fëmijën 6-vjeç e hedhin nga kati i 10-të


Një djalë gjashtë vjeçar u hodh nga kati i 10-të i galerisë së arteve “Tate Modern” në Londrën qendrore.

“BBC” shkruan se fëmija u përplas në një çati të katit të pestë dhe u dërgua në spital nga ambulanca ajrore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:45 të së dielës.

Gjendja e fëmijës përshkruhet si kritike.

Policia ka arrestuar një djalë 17-vjeçar nën akuzën për vrasje në tentativë.

“Ne trajtuam një person në vendngjarje dhe e çuam në spital me përparësi”, tha një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës në Londër.

Adoleshenti kishte mbetur në platformë pasi hodhi fëmijën. Vizitorët fillimisht u mbyllën brenda galerisë.

Punonjësja e administratorit të galerisë, Nancy Barnfield, ndodhej në katin e 10-të me një mik dhe fëmijët e tyre, kur shoqja e saj dëgjoi një “zhurmë të fortë”.

Zonja Barnfield tha që u kthye dhe pa një grua që bërtiste: “Ku është djali im, ku është djali im?”. Barnfield shtoi: “Ne nuk e vumë re nënën më parë, e vumë re vetëm pasi ajo u bë histerike”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *