Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Kriza zgjidhet vetëm me politikanët hajdutë në pranga (VIDEO)


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzon edhe njëherë tjetër kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e zgjedhjeve, duke risjellë në vëmendje edhe audiopërgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Kryedemokrati thotë se vetëm arrestimi i politikanëve të korruptuar mund ta zgjidhë krizën politike në vend.

“Ja si hajduti psiqik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë! Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psiqik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale. Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!”, shkruan Basha.

Kryedemokrati e ka shoqëruar këtë shkrim me një video me fragmente të prera nga deklaratat e Ramës, i pyetur për problemet me procesin e zgjedhjebe, si dhe audiopërgjimet e “Bild”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *