Ishte arratisur forcave të policisë italiane pas aksionit antidrogë, shqiptari arrestohet në tragetin për në Shqipëri.
Mediat italiane shkruajnë se në pranga është vënë shtetasi Klaidi Kaca 30 vjeç. Ai u ndalua nga policia në portin e Brindizit, në kohën që po hipte në tragetin që do të nisej drejt Shqipërisë.
Ai ishte në kërkim, pasi i shpëtoi policisë në kohën e operacionit të antimafias italiane, që vuri në pranga dy shqiptarë dhe shkatërroi bandën e trafikantëve të kokainës e marijuanës nga Shqipëria në Siçili të Italisë.
Ai akuzohet për trafik droge, pjesëmarrje në aktivitet kriminal e armëmbajtje pa leje.