Vendosni fjalën kyçe....

PD: KQZ e ka detyrim të zbatojë dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 13 tetorit


Partia Demokratike ka shpërndarë një deklaratë për mediat në lidhje me dekretin e Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 tetor.

Në deklaratën e PD-së thuhet se KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë infrastrukturën për këto zgjedhje.

Më tej, PD thotë se KQZi shërben pushtetit të Ramës me moszbatimin e dekretit.

Deklarata e plotë:

I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. 

Me moszbatimin e  Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër. 

PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *