Vendosni fjalën kyçe....

Disfatë për CDU-në e SPD-në në Gjermaninë lindore, rritet ndjeshem partia anti-emigracion


Partia e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka marrë një bazë mbështetëse në Gjermaninë Lindore, duke kryesuar në sondazhe vetëm disa javë para zgjedhjeve rajonale në tre shtete.

Mbështetja për partitë e mëdha është në nivelin më të ulët historik.

Një përfundim që me siguri do shkurajojë politikanët tradicionalë në Gjermani, një seri sondazhesh të kryera në qershor dhe korrik kanë demonstruar se forca anti-establishment ka lëvizur në plan të parë në territorin e ish-Bllokut Lindor, ku ata gëzojnë mbështetje të qëndrueshme të publikut – të gjitha përpara zgjedhjeve thelbësore rajonale, dy prej të cilave janë planifikuar për rreth një muaj.

Në të kundërt, partitë e mëdha gjermane, CDU-ja e kancelares Merkel e partnerja e saj në koalicion, SPD-ja, po përballen me atë që mund të quhet një kolaps i afërt i mbështetjes popullore në të njëjtat rajone lindore.

Në sondazhin e fundit të kryer nga Instituti Emnid, AfD mori 23 përqind të votave në pesë shtetet e Gjermanisë Lindore, duke mposhtur ngushtësisht CDU-në, e cila mori 22 përqind.

Të gjitha forcat e tjera politike kanë mbetur në vendnumëro: Partia e Majtë (Die Linke) zuri vendin e tretë me 14 përqind mbështetje, ndërsa Të Gjelbrit morën vetëm një pikë përqind më pak.

Ndërkohë, Social Demokratët, që dikur konsiderohej si një nga ‘partitë e popullit’ të Gjermanisë, kanë rënë në vendin e pestë në Lindje, duke fituar vetëm 11 përqind të votave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *