Zëdhënësi i Presidentit i ka kthyer përgjigje kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla lidhur me kthimin e ndryshmeve në Kodin Penal.
Në përgjigjen e tij Tedi Blushi shkruan se Presidenti ktheu ligjin pasi kërkon që te ndryshmet e propozuara të bëhen përmirësime për zbatimin sa më efikas.
Zëdhënësi ka edhe dy fjalë për Ballën duke i thënë se “në kushtet kur Tao Tao drejton opozitën në Parlament dhe kur Tao Taot kanë bllokuar prej dy vitesh Gjykatën Kushtetuese, është detyrë e Presidentit të shqyrtojë me rigorozitet maksimal çdo ligj, me qëllim përmirësimin e tyre si në rastin konkret”.
Kjo përgjigje e zëdhënësit të Presidentit vjen pasi Taulant Balla menjëherë pas mosdekretimit të ndryshimeve reagoi duke shkruar se “sot Presidenti në detyrë Ilir Meta ktheu mbrapsht ndryshimet në Kodin Penal, sepse ai nuk qenka dakord që në një shoqëri demokratike, dhuna të ndërshkohet e kurrësesi nuk mund të tolerohet”.
Reagimi i zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi:
Që t’i dhimbsen policët Tao Taos, kjo është një shaka që përmbys së qeshuri të gjithë pushuesit në plazh, të cilët e dinë veprimtarinë e tij plot bëma kundër ligjit dhe në shërbim të të fortëve.
Presidenti i ka vlerësuar qëllimet pozitive të ligjit në parim, por i ka rikthyer ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për t’u bërë përmirësimet e domosdoshme për zbatim efikas.
Në kushtet kur Tao Tao drejton opozitën në Parlament dhe kur Tao Taot kanë bllokuar prej dy vitesh Gjykatën Kushtetuese, është detyrë e Presidentit të shqyrtojë me rigorozitet maksimal çdo ligj, me qëllim përmirësimin e tyre si në rastin konkret.
Por halli kryesor i Tao Taove nuk është ky projektligj, por projekligji tjetër që është kthyer dhe që do publikohet nesër. Pakica që nuk njeh rotacion, jo vetëm që nuk ia prish pushimet malore Presidentit me kërcënimet e saj të lodhura, por e frymëzon për të ngjitur maja më të larta në ditët që vijnë. Ndërsa përsa i takon shtatorit, Presidenti është besimplotë se do ta gjejë në Majën më të lartë, atë të Korabit.
Reagimi i Taulant Ballës: