Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan: Mosmarrëveshjet për Rusinë nuk venë në rrezik angazhimin në NATO


Presidenti turk Recep Tayip Erdogan tha se beson se Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të lejojë që lidhjet midis dy aleatëve të NATO-s të bëhen peng i mosmarrëveshjeve rreth blerjes nga Ankaraja të sistemit rus mbrojtës, S-400.

Shtetet e Bashkuara thonë se sistemi rus nuk përputhet me armatimet e NATO-s dhe paraqet kërcënim për avionin luftarak amerikan F-35 të padiktueshëm nga radarët.

Muajin e kaluar, Turqia mori dërgesën e parë të sistemit S-400 dhe tha se një dërgesë e dytë do të arrijë vitin e ardhshëm. Kjo bëri që Uashingtoni të fillojë zyrtarisht heqjen e Ankarasë nga një program i avionëve F-35 në të cilin Turqia ishte njëkohësisht kliente dhe prodhuese.

Uashingtoni paralajmëroi se Turqia do të përballet me sanksione, por Ankaraja deri tani nuk i ka përfillur paralajmërimet dhe i ka vënë shpresat te disa komente pozitive për Turqinë që bëri Presidenti Trump në samitin e G20-s në muajin qershor. Megjithatë Presidenti Trump nuk i ka përjashtuar sanksionet.

Duke folur në Ankara përpara ambasadorëve të Turqisë, zoti Erdogan tha se është gabim që, për shkak të marrëveshjes me Rusinë, të vihet në dyshim angazhimi i Turqisë ndaj NATO-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *