Të shtëna me armë janë dëgjuar në Vlorë ku një person ka mbetur i plagosur
Është e paqartë ngjarja nga të dhënat paraprake të policisë. I plagosur ka mbetur D.T 50-vjeç.
Njoftimi paraprak:
Në sallën operative të DVP Vlore, urgjenca e spitalit ka njoftuar se një person D.T, rreth 50 vjeç nga Selenica dyshohet i plagosur apo vetplagosur me armë zjarri pistoletë, (kjo ende e paqarte,) dhe po transportohet me makinë private drejt spitalit.
Urgjenca ka nisur autoambulancen me ekipin mjekesor dhe akoma s’ka mbrritur në spital.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe sa të sqarohen rrethanat e ngjarjes do t’ju njoftoj përsëri.