Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje pranë Bypassit të Fierit në zonën e Baltezës. Dy automjete, njëri tip Opel dhe tjetri tip Golf, janë përplasur me njeri-tjetrin, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Njeri prej automjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës si pasojë e humbjes së kontrollit. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, me te cilën lëviznin automjetet. Sipas informacioneve paraprake nuk ka persona të lënduar.
Byppasi i Fierit vijon të ngelet një burim aksidentesh për drejtuesit e automjeteve. Që kur ky aks rrugor është hapur, janë shkaktuar një numër i lartë aksidentesh, kjo edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe ndriçimit.