Vendosni fjalën kyçe....

Fëmijët po lanin dhëmbët, pitoni gati 2 metra zbret nga llamba e banjës


Dy fëmijë australianë po lanin dhëmbët dhe po përgatiteshin për t’u shtrirë për të fjetur mbrëmjen e së hënës, kur u përballën me një piton 1.5 metra të gjatë në banjën e tyre.

Gjarpri ishte zvarritur në shtëpinë e tyre në Brisbane, Queensland, derisa kishte gjetur rrugën e tij përmes vrimës së një llambe që mungonte në tavanin e banjës.

Kapësi i gjarpërinjve, Bryce Lockett, u thirr për të hequr zvarranikun nga shtëpia, shkruan “FoxNews“. Ai më vonë e lëshoi ​​atë në një përrua në zonë, pasi i bëri disa fotografi për kujtim.

“Unë kam kapur gjarpërinj për rreth 7 vjet tani, i kam parë të gjithë në situata të ndryshme,” tha Lockett.

“Pitonët e qilimave dalin natën dhe janë me gjak të ftohtë, kjo është ndoshta arsyeja pse ai është zvarritur për të shijuar nxehtësinë e llambës – ata janë të padëmshëm, por nuk duan  të shqetësohen.”, vijoi ai.

Lockett tha se ishte befasuese që gjarpri arriti të rrëshqasë në instalimet e dritve, duke shtuar se një e treta e banorëve australianë kanë gjarpërinj të fshehur në çatitë e tyre.

“Njerëzit në përgjithësi janë mjaft të tmerruar prej tyre, por unë kam patur shumë gjarpërinj tërë jetën time, kështu që nuk jam shumë i shqetësuar.”, shtoi kapësi i zvarranikëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *