Trenat u ndaluan dhe semaforët dolën jashtë funksionit pasi një dështim i dyshuar i ‘National Grid’ la një zonë të madhe të Londrës dhe Jug-Lindjes së vendit pa energji, duke prishur jo pak punë gjatë orës së pikut kur njerëzit lëvizin.
‘Rrjetet e Energjisë në Mbretërinë e Bashkuar’, që kontrollon linjat e energjisë për Londrën dhe Jug-Lindjen, konfirmuan ndërprerjen menjëherë pas orës 17:00 të së premtes, duke thënë se prerja ka të ngjarë të shkaktohet nga një ‘dështim’ i rrjetit të ‘National Grid’.
Ndërprerje të ngjashme u raportuan edhe në Midlands, South West dhe Uells, ku linjat e energjisë drejtohen nga ‘Western Poëer Distribution’.
‘Transport For London’ (TFL) konfirmoi se shërbimi në linjën e metrosë ‘Victoria Line Underground’ është pezulluar dhe trenat brenda dhe jashtë kryeqytetit kanë pasur vonesa dhe anulime.
Pamjet video të shpërndara në mediat sociale treguan një turmë udhëtarësh që ecnin nëpër një stacion të errët në ‘Clapham Junction’.