Vendosni fjalën kyçe....

Prokurorja Speciale pas përgjimit të tretë: Thjesht doja ta bëja Kamçevin dëshmitar


Pas publikimit të videos së tretë nga media italiane “La Verita”, vjen një reagim nga Prokurorja special Katica Janeva.

Sipas mediave në Maqedoni, Katica insiston se biseda e saj, me Kamçevin kanë qenë vetëm në interes të procedurave parahetimore dhe se biznesmenin ajo vetëm ka dashur ta bëjë dëshmitar.

 “Disa herë kam biseduar me persona të ndryshëm në tentim që të vendosemi në pozita më të mira në lëndët penale, kështu shpesh këtë e bënim nëpërmjet ndërmjetësuesve që ata i caktonin. Në rastin konkret gjatë asaj periudhe zhvilloja negociata me personin O.K që të bëhet bashkëpunëtore- dëshmitar, në një procedurë të re parahetimore që e zhvillonim në prokurori, së bashku me një prej prokurorëve të mi ndihmës”, ka thënë Janeva.

Prokurorja fton organet hetimore që sa më shpejt të grumbullojnë provat dhe të zbardhet deri në fund rasti.

Në pjesën e parë të video-përgjimeve, tregohen prova kundër Janevas, që përfshihet në një skandal korrupsioni e ryshfeti.

“Boki 13” njihet si një bashkëpunëtor i afërt i Janevës dhe me ndërhyrjen e kësaj të fundit, premton të ndihmojë një biznesmen që akuzohej për akuzat për pastrim parash për të cilat akuzohej.

Në audion e sotme, Janeva e bindte biznesmenin Jordan (Orce) Kamçevin se ai do të lirohet dhe se prokurorja e ka Lile Stefanovën nën kontrollin e saj. Stefanova ka përsipër çështjen “Perandoria”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *