Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i dytë brenda javës në Kopenhagen, këtë radhë shënjestrohet Komisariati i Policisë


Një shpërthim ka ndodhur në stacionin e Policisë në kryeqytetin danez, Kopenhagen. Ky është shpërthimi i dytë që ndodh në këtë qytet brenda javës.

Ndërtesa u dëmtua, por për fat të mirë askush nuk ka mbetur i lënduar. “BBC” shkruan se incidenti ndodhi në orët e para të së shtunës.

Të martën, pati një shpërthim të fuqishëm jashtë agjencisë kombëtare të taksave. Ky sulm thuhet se ishte i qëllimshëm.

Është e paqartë nëse dy sulmet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Policia është në kërkim të një burri, i cili është parë duke u larguar nga skena e shpërthimit të komisariatit. Ai kishte veshur rroba të errëta dhe këpucë të bardha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *