Të paktën 18 persona janë vrarë dhe më shumë se një milion janë larguar nga banesat e tyre ndërsa tajfuni Lekima goditi Kinën.
14 persona njerëz gjithashtu u deklaruan të humbur pasi një rrëshqitje në tokë u nxit nga stuhia, raportojnë media shtetërore.
Lekima goditi në orët e para të së shtunës në Wenling, mes Tajvanit dhe kryeqytetit financiar të Kinës, Shanghai.
Stuhia fillimisht u caktua si një super tajfun, por u dobësua pak para goditje kur ende kishte erëra me shpejtësi 187 kilometra në orë. Rrëshqitja e dheut që rezultoi fatale për viktimat ndodhi në Wenzhou.
Mediat kineze raportojnë se Lekima tani po ngadalëson forcën në rrugën drejt veriut përmes provincës Zhejiang dhe pritet të godasë Shanghain, e cila ka një popullsi prej më shumë se 20 milion.