Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e Epstein në burg, FBI nis hetimet


Kongresmenia demokrate e e Nju Jorkut, Alexandria Ocasio-Cortez, ka kërkuar përgjigje për rrethanat rreth vdekjes në burg të Jeffrey Epstein, pasi FBI nisi një hetim

Ndërsa u bënë pyetje se si një i dyshuar në një hetim të madh të trafikut të seksit, i cili raportohej se ishte duke u ruajtur pas përpjekjes së parë për vetëvrasje, u lejua të vriste veten dhe ndërsa interneti mbushej me teori konspirative, Kongresmenia demokrate ishte midis atyre që kërkonin përgjigje.

“Ne kemi nevojë për përgjigje,” shkroi në ‘Twitter’, Ocasio-Cortez.

Zyrtarët në Nju Jork konfirmuan që 66-vjeçari, i cili dikur kishte në rrethin e tij miqësor Bill Klinton, Jeff Bezos dhe Donald Trump, u gjet i vdekur në qelinë e tij rreth orës 7.30 të mëngjesit të së shtunës në burgun e Manhattan-it  në Nju Jork.

Muajin e kaluar, Epstein u gjet pa ndjenja në dyshemenë e qelisë së tij me shenja në qafë, sipas njoftimeve të mediave dhe sipas zyrtarëve që e hetuan incidentin, bëhej fjalë për një përpjekje për vetëvrasje ose sulm nga persona brenda burgut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *