Vendosni fjalën kyçe....

Artistë dhe politikanë që janë miq shumë të mirë (FOTO)


Duken si dy gjëra krejtësisht të ndryshme, por politika dhe arti lidhen shumë ngushtë me njëra-tjetrën, madje disa politikanë janë shumë miq të ngushtë me disa artistë. Secili përfiton nga fama apo pozita e tjetrit, ose thjesht kanë shumë dashamirësi për njëri-tjetrin.

Sido që të jetë, më poshtë keni disa prej polistikanëve dhe artistëve që janë shumë miq të mirë.

Leonardo di Caprio dhe Ban Ki-Moon.

Aktori ka një marrëdhënie të mirë me Ban Ki-Moon, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ata janë shfaqur së bashku në Samitin e Kombëve të Bashkuara për Klimën.

Kanye West & Donald Trump

Reperi dhe Presidenti Trump pranuan se janë miq për herë të parë në vitin 2016, mirëpo miqësia e tyre duket se ka filluar shumë më përpara.

“Ne kemi qenë miq për një kohë të gjatë,” tha Trump në 2016.

David Beckham & Tony Bler

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe ylli i futbollit ishin dy figura të rëndësishme në Britaninë e Madhe. Dyshja duket se ka një marrëdhënie të mirë.

Jay-Z & Barack Obama

Jay-Z dhe Obama janë shumë të dashur me njëri-tjetrin. “Unë kam shkëmbyer mesazhe me Obamën,” i tha reperi stacionit radiofonik 97.

 Jay-Z e ka mbështetur Obamën në të gjitha kandidaturat e tij për president.

 

Stormzy & Jeremy Corbyn

Reperi dhe drejtuesi i Partisë së Punës në Mbretërinë e Bashkuar janë një dyshe e pandashme. Corbyn madje i prezantoi Stormzy-t çmimin e artistit më të mirë solo në “GQ Aëards” në 2017.

Dennis Rodman & Kim Jong-Un

Ndoshta janë dyshja më e çuditshme në këtë listë. Ish-ylli NBA dhe kreu i shtetit të Koresë së Veriut kanë një marrëdhënie të mirë.

Tommy Lee Jones & Al Gore

Ish-nënkryetari Al Gore dhe aktori Tommy Lee Jones kanë qenë shokë dhome në Universitetin e Harvardit. Dyshja mbeten goxha të afërt me njëri-tjetrin.

Richard Gere & Angela Merkel

Kancelarja e Gjermanisë është mjaft e afërt me aktorin. “Unë vij nga një vend që është shumë kaotik për momentin, dhe sinqerisht jemi duke pritur Gjermaninë të na frymëzojë,” i tha dikur aktori Merkelit, siç raportohet nga “The Local”.

George Clooney & Walter Veltroni

Aktori ka një lidhje të ngushtë me Walter Veltroni (djathtas), ish-kryebashkiakun e Romës. Veltroni madje zyrtarizoi edhe dasmën e Clooney me Amal Alamuddin në 2014.

Elvis Presley & Richard Nixon

Këngëtari mbështeti luftën e ish-presidentit kundër drogës, sipas “Time”.

Meryl Streep & Hillary Clinton

Dy gra të fuqishme dhe me shumë ndikim, Streep dhe Clinton me sa duket shkojnë shumë mirë. Kur u pyet Clinton se kush do të luante rolin e saj në një film, ajo tha: “natyrisht Meryl Streep.”

Steven Seagal & Vladimir Putin

Seagal ishte yll i kinemasë në vitet ’80 dhe ’90. Që nga momenti që është bërë i ngushtë me Presidentin Vladimir Putin, ai tani shërben dhe si i dërguari special rus në Shtetet e Bashkuara.

Arnold Schwarzenegger & Angela Merkel

Merkel ka pak miq të famshëm dhe Arnold Schwarzenegger është një prej tyre.

Oprah & Michelle Obama

Oprah dhe zonja Obama janë shoqe me shumë ndikim. Në vitin 2014, ata janë fotografuar duke festuar së bashku në Maui.

Gérard Depardieu & Vladimir Putin

Aktori me origjinë franceze u bë krejtësisht si një rus në vitin 2013. “Unë e njoh mirë zotin Putin; Më pëlqen shumë”, tha dikur ai në Kanë.

Tom Hanks, Steven Spielberg & Angela Merkel

Lidhjet në Hollivud të Merkelit përfshijnë edhe Tom Hanks dhe Steven Spielberg. Ajo u takua me dyshen ndërsa ata po filmonin ‘Bridge of Spies ’në Berlin.

Rihanna & Emmanuel Macron

Në fakt Rihanna dhe presidenti francez nuk janë miqtë më të ngushtë. Sidoqoftë, ata bashkuan forcat në 2018, duke u zotuar të përmirësojnë arsimin në vendet në zhvillim.

J.K. Rowling & Gordon Brown

Autorja e Harry Potter ka qenë prej kohësh mike i ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo madje dhuroi 1 milion pound për partinë e tij, por Brown i humbi zgjedhjet.

Marrë nga MSN

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *