Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e kushëririt të Ervis Martinit, shpallen në kërkim dy të rinj


Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në qytetin e Laçit, ku mbeti i plagosur rëndë një 19 vjeçar, policia ka shpallur në kërkim dy persona.

Dy personat e kërkuar janë një 25 vjeçar me inicialet A.M dhe një 21 vjeçar me inicialet G.R.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen Nr.1 në qytetin e Laçit, 21-vjeçari ka qëlluar me armë drejt 19-vjeçarit Edon Martini. I plagosuri u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mori disa plagë në turp. 19-vjeçari i plagosur është djali i xhaxhait të Ervis Martinit, i cili është pronar i disa bizneseve në Tiranë dhe i akuzuar për përplasjen me armë zjarri që ndodhi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, në tetor të vitit të kaluar ku mbeti një i vdekur. Martini mbeti i plagosur nga ngjarja, bëri 7 muaj burg dhe u lirua në maj të këtij viti kundrejt garancisë pasurore në vlerën e 5 milionë lekëve.

Detajet e policisë

Policia e Komisariatit Kurbin zbardh ngjarjen e ndodhur dje në Laç,  ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E.M.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të identifikuar

Policia e Komisariatit Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin,  menjëherë pas ngjarjes ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të  ngjarjes, identifikimin   dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja e  dinamikës së  ngjarjes së ndodhur dje në lagjen nr.1 Laç, ku shkak dyshohet vijim i një konflikti për motive të dobëta ndodhur para disa javësh, i cili ka vazhduar edhe dje duke u përshkallëzuar në  plagosjen me armë zjarri të shtetasit E.M. që ndodhet në spital.

U shpallën në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e shtetasve:

–  G.R. vjeç 21, banues në Laç i dyshuar për veprat penale ” Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”

– A.M. ( L.), vjeç 25 , banues në Laç për veprat penale ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe ” Moskallëzim krimi”.

Vazhdon puna policore  intensive për kapjen e tyre si dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *