Këngëtari dhe tekstshkruesi i nominuar për çmimet “Grammy”, Mike Posner është shtruar në një spital në Kolorado, pasi u kafshua nga gjarpër me zile.
Posner, i cili njihet për shkrimin e këngëve të tilla si “Cooler Than Me” dhe “I Took a Pill in Ibiza, postoi një video në “Instagram” ku shihej në shtratin e një spitali.
“Ai helm nuk është shaka!”, tha Posner.
Këngëtari tha se arriti ta marrë anti-helmin në kohë, por do t’i duhet të qëndrojë në spital për disa ditë dhe nuk do të jetë në gjendje të ecë me javë të tëra.
Posner ishte në një tur në këmbë nëpër SHBA, duke publikuar një këngë në secilin shtet. Por tani për tani, ai thotë se po merr një pushim.