Një lajmërim i kompanisë së çokollatës “Milka” ka shkaktuar zemërim tek publiku. Kjo për shkak se, siç shkruan “Daily Mail”, agjencia e reklamës për “Milka-n ” lajmëronte se kërkonte një vajzë të vogël për një reklamë, e cila duhej të ishte e bukur, të mos kishte flokë të kuqe dhe të mos ishte mbipeshë.
Kompania e kërkonte vajzën për reklamën e çokollatës për Krishtlindje. Por në njoftim thuhet se vajza nuk duhej të ishte më e gjatë se 132 centimetra, nuk duhej të ishte mbipeshë, nuk duhet të ketë arritur pubertetin dhe duhet të jetë ‘e bukur dhe engjëllore’.
Njoftimi specifikonte më tej: “Ajo mund të jetë në moshën 9-12 vjeç. Nëse është 12, ajo duhet të jetë shumë e shkurtër dhe të duket akoma si fëmijë. ‘
Po ashtu thuhej: ‘ngjyra e syve dhe ngjyra e flokëve nuk janë të rëndësishme por nuk duhen flokë të kuq’.
Njoftimi ka shkaktuar kaq shumë zemërim edhe mes personalisteteve të njohura. Mes tyre përmendim interpretuesen Helen Raw, komedianen Kathy Burke dhe baroneshën Tanni Gray-Thompson.
Agjensia “Spotlight UK” që bëri lajmërimin ka kërkuar falje për reklamën.
Në një deklaratë, ata thanë: “Në këtë rast ne nuk arritëm të përmbushnim standardet tona dhe do të bëjmë një rishikim të plotë për t’u siguruar që s’do ndodhë më në të ardhmen.
Ne kemi bërë një gabim serioz dhe duhet të kishim vepruar shumë, shumë më mirë. Na vjen keq.”