Në Libi, për shkak të festës së Kurban Bajramit, është vendosur që të bëhet armëpushim për tri ditë.
Armëpushimi përfshin Qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare dhe gjeneralin, Khalifa Haftar.
Forcat e Haftar kanë sulmuar me armë Tripolin që nga muaji prill. Ahmad al-Mesmari, zëdhënësi i gjeneralit Haftar, tha se kanë rënë dakord me armëpushimin, me qëllim që banorët të festojnë këtë festë kaq të rëndësishme për myslimanët, shkruan Reuters.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se që nga prilli, kohë kur forcat e Haftar sulmuan Tripolin, kanë vdekur më shumë se 1000 njerëz.