Gati 10 javë pasi filluan protestat për herë të parë për një projekt-ligj të pezulluar tanimë, Hong Kongu vazhdon të ketë trazira. Betejat midis policisë dhe protestuesve përsëri po dominojnë mediat.
Në tubimin e fundit, mijëra protestues janë përleshur me policinë në pika të ndryshme në qendër të qytetit. “RT” shkruan se situata u përshkallëzua në hedhjen e tullave dhe bombave me benzinë drejt policisë, ndërsa oficerët përdorën gaz lotsjellës në përpjekje për të qetësuar trazirat.
Tear gas in Fenwick Road and Lockhart Road, Wan Chai. Credit: SCMP staff pic.twitter.com/wH6ia9O4fo
— Olga Wong (@Olgawys) August 11, 2019
Raundi i fundit i përplasjeve filloi kur protestuesit u shkëputën nga mitingu i autorizuar kundër qeverisë në Parkun Victoria të Hong Kongut.
Shumë prej tyre janë veshur me të zeza dhe të tjerët mbajnë kapele të verdha. Ata kërkojnë dorëheqjen e drejtuesit të qytetit, Carrie Lam, si dhe reforma dhe një hetim mbi veprimet e policisë.
Pavarësisht se projektligji që lejonte ekstradimin e të dyshuarve të dërgoheshin për gjykim në territorin e Kinës u pezullua për shkak të protestave, ato s’kanë të ndalur por vetëm janë shtuar gjithnjë e më shumë.
Pekini beson se forcat e jashtme po përpiqen të përkeqësojnë situatën, duke akuzuar SHBA-së se është ‘dora e zezë ‘ që qëndron pas protestave.
Këto dyshime janë përforcuar nga fakti se shumë prej pankartave të protestuesve janë në anglisht. Po ashtu disa pamje janë shfaqur në mediat sociale ku protestues këndojnë himnin kombëtar të SHBA-së.