Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj fotos të shpërndarë në rrjetet sociale ku shihet kreu i qeverisë duke pirë cigare në një lokal.
Brrylli Broadway e shoqëronte foton me një mbishkrim për të ironizuar aksionin e ndërmarrë nga qeveria kundër informalitetit ku shpesh herë vetë kryeministri promovon ndëshkimet ndaj bizneseve.
“Keq m’vje të kom mik e shok, t’du fort mer qen muti, po para ligjit nuk të vej dot ty sepse ligji është i barbartë për t’gjithë”.
Nga ana tjetër Rama ka reaguar në Instagram duke shkruar se fotoja nuk është bërë brenda lokalit por jashtë tij për të përgënjeshtruar se ka shkelur ligjin.
“O Brryli i’a ke fut katunit ktu ene mvje keq qi paske ra kaq posht sot tu riciklu mall kazoni. Me kazonet smerrem, po ty tjap xhevap se ene un tdu fort mer qafir.
Kjo osht mu ke Lungomarja Vlones, perjasht Brryli ene ky xhomi da oborret e lokaleve
Kshu qi mos u fut neper kazona her tjeter, se jon tpariciklushme plehnat e tyne, bohesh pis kot.”-shkruan Rama.