Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohet nga puna prifti rus, përplaset me nënën e foshnjës gjatë pagëzimit (Video)


Një prift është pezulluar për një vit pasi u shfaq një video e tij teksa vepronte në mënyrë të dhunshme gjatë pagëzimit të një fëmije të mitur.

Pamjet shqetësuese tregojnë se prifti ortodoks rus, Fotiy Necheporenko, e fut me forcë djalin e zhveshur një vjeçar në ujë, ndërsa fëmija ulërin i trembur keqazi.

Fëmija i frikësuar u gërvisht dhe u plagos në qafë dhe shpatull gjatë pagëzimit në një kishë në Gatchina, afër Shën Petersburg.

Nëna e hidhëruar, Anastasia Alexeeva, 24 vjeç, u përpoq të ndërhynte për të rrëmbyer fëmijën e saj nga kleriku.

Por prifti 55-vjeçar nuk pranoi dhe në luftë shamia e nënës pothuajse mori flakë në një qiri.

Nëna e tij tani thotë se djali i saj ka ‘frikë nga gjithçka’ pas provës së frikshme dhe të dhunshme.

“Foshnja ka gërvishtje në shpatull dhe në qafë. Ai ka frikë nga gjithçka tani. Ai është në panik.” – tha ajo.

“Ai bëri gjithçka për të lënduar fëmijën. Prifti e pa që ishte i madh, se nuk ishte e mundur ta zhyste në një vend aq të vogël. ‘Ai duhej të spërkaste ujin në kokë. Por ai përsëri vendosi ta bëjë atë në mënyrën e tij.” – shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *