Një grabitje ka ndodhur sot në Pogradec. Sipas policisë, disa persona të paidentifikuar, kanë hyrë që në orët e para të mëngjesit në banesën e një biznesmeni dhe kanë vjedhur një kasafortë me para.
Kjo ka ndodhur në banesën në fshatin Buçimas, të pronarit të një pike karburanti me inicialet V.G.
Në kasafortë kishte edhe bizhuteri dhe një armë gjahu me leje.
“Më datë 13.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.