Pas publikimit të dokumenteve nga PD-ja për dënimin në Itali ka reaguar Valdrin Pjetri i cili deklaron se e vërteta është ajo që do dalë nga zyrat e agjencive ligjzbatuese.
Me tej Pjetri sqaron se do presë përfundmin e procesit të verifikimit të figurës nga autoritetet zyrtare dhe jo nga foltoret e PD-së
“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumente zyrtare.
E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.
Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane”-deklaron Pjetri.