Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Derisa sa e vërteta ligjore të dalë, Valdrini dhe PS-ja i kanë rrugët e ndara


 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të PD-së për Valdrin Pjetrin.

Nëpërmjet tre postimeve në Twitter, Rama ka deklaruar se derisa e vërteta ligjore të dalë Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara.

I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar ,po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”-shkruan Rama.

Rama gjithashtu është shprehur se asnjë nuk mund të hedhë hije dyshimi mbi PSnë qoftë Valdrini apo edhe vëllai i tij.

Jo Valdrini,po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!”- shkruan Kryeministri.

Rama në fund jep edhe një mesazh për të gjithë të tjerët që mund të kenë probleme me ligjin duke theksuar se s’ka ndërmend të tolerojë askënd.

E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt! Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS!”-theksoi kreu i qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *