Presidenti i vendit Ilir Meta, vijon t’i kalojë pushimet në freskinë e malit në zonën turistike të Prevallës.
Presidenti ka publikuar një fotografi të pushimeve në Prevallë, ku flet për një mik të ri që ka njohur atje dhe që merret me blegtori.
Meta thotë se nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, padyshim që në vend të parë do të ishte pikërisht Bajrami, i cili më parë kishte punuar si mësues.
“Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë. Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore. I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm”, shkruan presidenti.
Meta gjatë pushimeve të tij gjithmonë i promovon pa përtesë jo vetëm bukuritë natyrore të vendit, por edhe punën e palodhur të blegtorëve si në këtë rast.