Dy fermerë derrash po përballen me drejtësinë pasi kanë futur fshehtas në Australi, spermën e derrave danezë përmes shisheve të shampos.
Sikur shkruan “RT“, ata ishin në një mision për të krijuar dosa super pjellore dhe për të pushtuar industrinë e tregtimit të derrave, pasi derrat e tyre australianë nuk ishin shumë pjellorë.
Torben Soerensen dhe Henning Laue akuzohen se kishin kontrabanduar spermë të derrave danezë në Australinë Perëndimore 22 herë në mes të viteve 2009 dhe 2017, përmes shisheve të shampove dhe të sapuneve të lëngshëm për duart. Ata donin të furnizonin programin e shumimit artificial të kompanisë së tyre.
Ministri federal i bujqësisë Bridget McKenzie e quajti një “avantazh të padrejtë” përmes “gjenetikës së re”, atë që po përpiqeshin të bënin dy fermerët.
Të dy u shpallën fajtorë për shkelje të shumta të ligjeve të biosigurisë dhe karantinës dhe u dënuan me burg. Soerensen me tre vjet dhe Laue me dy vjet.
Kompania e tyre “GD Pork” u gjobit me 500,000 dollarë, por kompania është në likuidim dhe tashmë pasuritë e saj dhe bagëtitë janë shitur nga administratorët.
Derrat danezë janë dukshëm më pjellorë se kushërinjtë e tyre australianë, pasi lindin mesatarisht 32 pasardhës në vit krahasuar me 26.
Transportimi i gjenetikës së derrit është i paligjshëm në Australi për shkak të mundësisë së transmetimit të sëmundjeve si gripi i derrit dhe “murtaja e derrit”, të cilat mund të shkatërrojnë industrinë e derrit të vendit.