Drejtori sportiv i skuadrës nga Parc des Prices, Leonardo është një tifozë i lojtarit dhe e sheh atë si një antitezë te Neymarit jashtë fushës por bordi i Bernabeut refuzon ta largon atë
Negocitat tripalëshe për sulmuesin e PSG-së nuk janë as afër për t’u zgjidhur pasi që kampionet e Ligue 1 hodhën poshtë ofertën e parë të Barcelonës për ish lojtarin e tyre dhe tani pritet që Real Madridi të shkojë me një ofertë për Parisin për brazilianin por drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo Vinicius Junior dëshiron që ai të përfshihet në ndonjë marrëveshje.
Leonardo është tifozë i Vinicius si një lojtar i ri dhe e shikon talentin e ri si një “anti-Neymar” në terma të sjelljes së tij dhe profezionalizmit kurse burimet e afërta me bordin e PSG i kanë konfirmuara gazetës AS që parisienët ia kanë ofruar vetë 27 vjeçarin Real Madridit dhe e dëshirojnë bashkëpatriotin e tij në Paris.