Kina tërhoqi vëmendjen për alarmin e përcjellë nga Donald Trump në Twitter për grumbullimin e trupave pranë Hong Kong-ut. SHB. duhet të merret me punët e saj dhe të lejojë që Kina të zgjidhë punët e brendshme
Zhang Hanhui, ambasadori i Kinez i emëruar rishtas në Moskë, kujtoi se Hong Kongu është Kinez dhe jo “Amerikan” ose “Anglez”. Ai kështu paralajmëroi vendet e huaja që të mos “fusin hundët në punët tona”, transmeton TASS.
Një telefonatë me fjalë të ngjashme në Uashington për të mos u përfshirë në Hong Kong shkoi të Mërkurën nga Ministria e Jashtme e Kinës. Duke cituar “inteligjencën”, presidenti amerikan Donald Trump më herët postoi se Pekini po lëvizte trupat në kufirin me Hong Kongun.
“Të gjithë duhet të jenë të qetë dhe të sigurt!” Shkroi ai.