Sot në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë. Në fotot më poshtë vandalizmi i huliganëve serbë, raporton Gazeta Express.
Për sulmin ndaj Konsulaltës së Kosovës në Danimarkë, ka reaguar ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Ai me këtë rast ka dënuar këtë veprim që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.
“Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë, e cila ende nuk dëshiron të kuptojë se që 11 vjet në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës. E dënojmë fuqishëm propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli.