Vendosni fjalën kyçe....

India dhe Pakistani vazhdojnë përplasjet për Kashmirin


Kryeministri pakistanez, Imran Khan ka shfrytëzuar një fjalim për të shënuar Ditën e Pavarësisë së shtetit të tij, që të akuzojë Indinë për përgatitje të planit ushtarak në rajonin e Kashmirit.

“Ushtria pakistaneze është tërësisht e vetëdijshme se ata janë duke u përgatitur për të vepruar”, në Kashmirin e administruar nga Pakistani, ka thënë Khan të mërkurën. “Ne jemi gati, dhe do të përgjigjemi ndaj asaj që do të bëjnë ata”, ka shtuar ai, raporton REL.

Tensionet në mes të Pakistanit dhe Indisë janë tensionuar pasi Nju Delhi ka marrë vendim një javë më parë për të tërhequr Artikullin 370 nga kushtetuta, që i garanton autonomi, Kashmirit të drejtuar nga India. Kryeministri indian, Narendra Modi ka thënë se ky hap do t’i ndihmojë Indisë për të luftuar “terrorizmin dhe separatizmin” në atë rajon.

Në kryengritjet që kanë ndodhur përgjatë tri dekadave në Kashmirin e drejtuar nga India kanë vdekur dhjetëra mijëra persona. Duke e cilësuar këtë veprim si joligjor dhe kundër ligjit ndërkombëtar, Pakistani në shenjë hakmarrjeje ka pezulluar tregtinë bilaterale dhe të gjitha lidhjet e transportit me Indinë, si dhe ka dëbuar ambasadorin indian nga Islamabadi.

Përveç kësaj, Pakistani ka kërkuar një takim urgjent në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar “veprimet e fundit agresive” të Indisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *