Një tjetër sulm ka ndodhur në SHBA-në, pas masakrave në Teksas dhe Ohio. Mbrëmjen e djeshme, një person ka qëlluar gjashtë oficerë policie në një lagje në veri të Filadelfias.
Vetëm pas pas mesnatës, i dyshuari u dorëzua në polici dhe po mbahet në paraburgim.
Të shtënat nisën rreth orës 4:30 pasdite, pasi oficerët po shërbenin në një operacion droge në një shtëpi në lagjen Nicetown-Tiago, të Filadelfias.
Ky sulm i detyroi oficerët të kthenin të shtënat dhe tërhiqenin nëpër dritare dhe dyer, shkruan “Washington Post“.
Më shumë se tre orë pas të shtënave të para, policia ishte akoma e bllokuar me një njeri të rrezikshëm i cili po qëllonte ndaj oficerëve, gjashtë prej të cilëve mbetën të plagosur.
Banorët u detyruan të fshihen pas veturave dhe në shtëpitë e tyre. Ata e përshkruajnë skenën si një zonë lufte.
Gjatë pushimit prej shtatë orësh, oficerët u përpoqën të komunikojnë me sulmuesin dhe i kërkuan atij të hiqte dorë.
Negociatorët u përpoqën të telefononin në telefonin e të dyshuarit dhe po punonin me një anëtar të familjes dhe avokatin e tij, që ai të dorëzohej.