Një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një atentati në Gjermani.
Sikurse shkruajnë mediat gjermane, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Meinestraße, në rrethin Wolfsburg Vorsfelde.
Dy shqiptarët e moshave 30 dhe 31-vjeç u gjetën të plagosur vonë në mbrëmje. Ata u dërguan në spital, por 30-vjeçari ndërroi jetë dhe autoritetet kanë nisur hetimet për vrasjen e tij.
Referuar dëshmive nga vendi i ngjarjes, shqiptarët u qëlluan nga një makinë që po kalonte ndërsa ata po ecnin në trotuar. Ndaj shqiptarëve është qëlluar së paku 6 herë.
Policia ka kërkuar ndihmën e dëshmitarëve të tjerë, që kanë kaluar në zonën e Schützenplatz në Meinstraße, midis orës 8 dhe 10 të darkës.
“Ju lutemi kontaktoni policinë Wolfsburg në numrin e telefonit 05361-46460.”, thuhet në njoftimin e tyre.
31-vjeçari i plagosur vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Wolfsburg.