Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradohet 27-vjeçari shqiptar, kalonte emigrantë ilegalë drejt SHBA-së për 25 mijë dollarë


Ekstradohet nga Italia një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për kalimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë.

I ekstraduari është një 27 vjeçar me inicialet E. S., banues në Durrës. Policia thotë se ai ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar “One If – By Land”, që synonte goditjen e kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të vitit 2018, të Gjykatës  së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftim.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *