Një incident ka ndodhur sot në rrugën Fortuzi në kryeqytet, ku një makinë e një policie private është përfshirë nga flakët.
Është dashur ndërhyrja e zjarrëfiksëve për të qetësuar situatën. Në vendngjarje u gjendën edhe forcat policore të shtetit.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në flakë të automjetit të policisë private, ndërsa nuk flitet për të lënduar.