Vendosni fjalën kyçe....

Kaluan kufirin, ndalohen në Pogradec 3 refugjatë


Policia kufitare në Korçë ka ndaluar 3 emigrantë të paligjshëm në kufirin shqiptaro-grek.

Migrantët e ndaluar janë të kombësisë siriane dhe algjeriane.

Ata u ndaluan në afërsi të fshatit Trestenik, ndërsa pas intervistimit dhe kryerjes se procedurave nga policia kufitare, emigrantet u kthyen  sërish në Greqi. Ndërkohë po gjatë ditës së sotme në Pogradec janë ndaluar edhe dy emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin hyrë ilegalisht përmes kufirit të gjelbër.

Emigrantët i kanë shpëtuar kontrolleve të policisë së Devollit, por janë ndaluar nga blutë e Pogradecit teksa përpiqeshin të gjenin mjet transporti, për të udhëtuar drejt Tiranës, me destinacion final Malin  e Zi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *