Vendosni fjalën kyçe....

“Heronj të Rusisë”, Putin dekoron dy pilotët që ulën avionin në arën e mbjellë me misër


Presidenti rus, Vladimir Putin i ka nderuar me titullin “Heronj të Rusisë” dy pilotët, Damir Jusupov (Kapiteni i avionit) dhe Georgij Murzin pasi të enjten ata arritën të ulnin me sukses avionin A321 me 226 pasagjerë në një arë të mbjellë me misër, me të dy motorët fikur në afërsi të aeroportit “Zhukovskij”.

Sikurse shkruan “RT”, presidenti Putin vlerësoi nivelin e trajnimit në kompani dhe shprehu shpresën se situata të tilla urgjente do të ndodhin sa më rrallë të jetë e mundur në të ardhmen.

Dy pilotët u dekoruan me Urdhrin e Guximit, kurse anëtarët e tjerë të ekipit u nderuan me urdhërin “Për Kurajo” për punën e tyre të shkëlqyer gjatë uljes urgjente.

“Airbus A321” u nis nga aeroporti Zhukovsky pranë Moskës për në Simferopol të Krimesë, herët të enjten.

Gjatë fluturimit, avioni me 233 persona në bord, u përplas me një tufë zogjsh, çka shkaktoi mosfunksionim të motorit.

Pilotëve iu desh të kryenin një ulje urgjente, duke e vendosur me sukses avionin në një fushë misri afër aeroportit.

Askush nuk humbi jetën nga incidenti, megjithatë  76 personave iu dha kujdes mjekësor, por vetëm një prej tyre u shtrua në spital.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *