Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në parukerinë në Nikël, arrestohet një 23-vjeçar


Pas shpërthimit me tritol që ndodhi ditën e djeshme në një parukeri në fshatin Nikël, në Fushë Krujë, policia ka arrestuar një person të dyshuar.

I arrestuari është një 23-vjeçar me inicialet L.C.

“Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton në pak orë ngjarjen e ndodhur në mesnatë në Nikel, Krujë ku në një biznes u vendos lëndë plasëse.

Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në mesnatë në Nikel, Krujë, duke identifikuar dhe arrestuar shtetasin:

L.C., 23 vjeç, banues në Nikel.

Shtetasi i mësipërm dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime  të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese  dhe i municionit ” parashikuar në nenet 153 dhe 278 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërthimi ndodhi në parukerinë e shtetases Raimonda Shega pas orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm.

Kjo është e disata herë që këtij biznesi i vihet tritol megjithëse ngjarjet nuk kanë zbardhur. Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *