Vendosni fjalën kyçe....

“Shmangeni lokalin, pronar jo-miqësor”, turistët edhe më parë me përshtypje negative për lokalin në Sarandë


Lokali, pronari i të cilit u bë protagonist pas video-sherrit me turistët spanjollë këto ditë nuk ka qenë i panjohur për shërbimin e ofruar edhe më herët.

Frekuentues të shumtë të tij më herët kanë lënë përshtypje të këqija në platformën e vlerësimit në Google.

Po të shfletosh komentet për lokalin do të vëresh se janë me përmbajtje negative në shërbimin e ofruar dhe më së shumti frekuentuesit e tij të mëparshëm janë ankuar për mashtrimin me çmimet dhe shërbimin nga pronarët dhe punonjësit.

Përvojë e tmerrshme. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe kamerierët do të përpiqen t’ju mashtrojnë duke përfshirë artikujt e pakontrolluar në faturën tuaj”- ka qenë vlerësimi i një turisti vite më parë.

“Njeri i keq, pronar kriminel. Policia merr shumë telefonata nga klientë që zihen me pronarin. Mos shkoni atje”- shkruan një person tjetër i cili ka frekuentuar këtë lokal më parë.

Ndërsa një klient tjetër shkruan përsëri një përshtypje negative “pronar jo-miqësor. Më mirë shkoni në një vend tjetër”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *