Vendosni fjalën kyçe....

Trafikoi makinën super të shtrenjtë nga Gjermania, arrestohet 38-vjeçari nga Elbasani


Policia ka vënë në pranga një 38 vjeçar nga Elbasani, por që banonte në Shtutgart të Gjermanisë. Ai është arrestuar sepse akuzohet se ka trafikuar një automjet tip “Lamborghini Huracán”, e denoncuar si e vjedhur në shtetin gjerman.

 “Falë një pune të mirëorganizuar nga burime të ndryshme operative, rezultoi se më datë 13.07.2019, në territorin e Shqipërisë ka hyrë nga një shtetas, një automjet i tipit “Lamborghini Huracán”. Ky mjet është deklaruar i vjedhur nga shteti gjerman më datë 30.07.2019. Shërbimet e Policisë pas kontrolleve të kryera, kanë konstatuar automjetin dhe menjëherë bën bllokimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni “LUXURY CARS”, çoi në pranga shtetasin me iniciale M.D., 38 vjeç,ndërsa u shpall në kërkim edhe një tjetër shtetas me inicialet B.M., 43 vjeç, banues në Gjermani (i akuzuar për bashkëpunëtor).

Dy personat dyshohet se kanë bashkëpunuar për kryerjen e vjedhjes së automjetit luksoz në Gjermani me qëllim shitjen e tij në Shqipëri.

Automjeti tip “Lamborghini Huracán” i sekuestruar, ka një vlerë monetare rreth 250.000 euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *