Vendosni fjalën kyçe....

Dasma kthehet në tragjedi, 63 të vdekur dhe gati 200 të plagosur në Afganistan (FOTO/VIDEO)


Të paktën 63 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm tronditi një ceremoni martesore në pjesën perëndimore të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.

RT” shkruan se afro dyqind njerëz janë plagosur.
Shpërthimi ndodhi në sallën e dasmave duke i marrë jetën 63 të ftuarve, konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahim.

Ai shtoi se 182 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, midis tyre edhe fëmijë.

Dëshmitarët thanë që ndërtesa ishte mbushur me mysafirë kur shpërtheu, pasi është traditë afgane të ftohen qindra njerëz në dasma.

Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë gra të tronditura që bërtasin dhe qajnë jashtë sallës së dasmave Shahr-e-Dubai.

Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sikurse shkruan “BBC“, në dasmat në Afganistan burrat zakonisht ndahen nga gratë dhe fëmijët.

Mohammad Farhag, një nga të ftuarit, tha se ai kishte qenë në seksionin e grave kur dëgjoi një shpërthim të madh në zonën e burrave.

“Të gjithë vrapuan jashtë duke bërtitur dhe duke qarë”,  i tha ai agjencisë së lajmeve AFP.

“Për rreth 20 minuta salla ishte e mbushur me tym. Pothuajse të gjithë në sektorin e burrave janë të vdekur ose të plagosur. Tani, dy orë pas shpërthimit, ende po nxjerrin trupa jashtë sallës.”

Dhëndri tha për TV lokal: “Familja ime, nusja ime janë në gjendje shoku, ata as nuk mund të flasin. Nuses time vazhdont’i bjerë të fikët. Kam humbur vëllain tim, kam humbur miqtë e mi, kam humbur të afërmit e mi. Unë kurrë nuk do shoh më lumturinë në jetën time.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *